“Ozil nuk është djalë i mirë”

Ish përfaqësuesi i Kombëtares gjermane nuk ka luajtur për Gunners që nga marsi derisa qëndrimi në Londrën Veriore është shumë afër fundit

Legjenda e Arsenalit, Liam Brady ka fritikuar sonte Mesut Ozil, duke thënë se ish përfaqësuesi i Gjermanisë “nuk është djalë i mirë në zhveshtore” si dhe po ashtu “ai nuk është djalë i mirë në fushë”.

Ozili duket se nuk ka të ardhme në Arsenal, pasi që paraqitja e tij e fundit për klubin ishte në mars dhe ai nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Mikel Artetas në Premier Ligë që një kohë tashmë.

Marrëdhëniet e vështira janë zhgënjyese për klubin pasi që Ozil është njëri prej lojtarëve më të talentuar kur është në formë të mirë.

Me Gunners që kanë pasur një formë të luhatshme, pesha kryesore e skuadrës i ka rënë në supe Mikel Artetas.

Arsenali është duke vuajtur për një lojtar me kreativitet të Ozil, por Brady beson se trajneri ka pasur të drejtë kur e ka përjashtuar atë nga skuadra.

“Nuk e fajësoj Artetan për Ozilin”, tha Brady, i cili ka fituar FA Cup me Arsenalin më 1979, ka bërë 307 paraqitje për klubin dhe është njëri prej tetë lojtarëve më të mirë në historinë e kësaj skuadre për Keys and Gray. “Ai i dha shumë mundësi për të luajtur Ozilin në disa muaj”.

“Ozili vetëm e përsëriste kasetën”.

“Ai nuk është djalë i mirë në zhveshtore; ai nuk është lojtar i mirë në fushë”.

“S’e kam fare problem që Mikela e ka larguar atë”. 

Ngjarja paraprake

BUSHI: MPB ngre procedurë ndaj banorit të Manastirit i cili ofendoi shqiptarët në baza etnike (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

​Në Francë zbulohet lloji i ri i koronavirusit nga Afrika Jugore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian