Osmani: Vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë, presim përgjigje ndaj propozimeve tona

 Komunikimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të vazhdojë që nga dita e sotme, ndërsa Ministri i Jashtëm Bujar Osmani pret që sa më shpejtë të ketë përgjigje për dokumentin që Shkupi i dërgoi Sofjes, që para vitit të ri.

Osmani tha se pavarësisht zhgënjimit me të cilin u përball vendi në muajin dhjetor, integrimi evropian mbetet prioriteti numër një dhe do të vazhdohen punimet në këtë drejtim.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Ashtuqë, që sot, do të vazhdoj me komunikimin dhe besoj që të kemi sa më shpejtë përgjigje për dokumentin që ne e kemi dërguar para vitit të ri….. Ishte me rëndësi që në ditën e parë të punës të vitit të ri, t’i përkushtohemi temës, kjo jep edhe mesazhin politik se pavarësisht asaj që ndodhi në dhjetorë, për ne integrimi evropian mbetet prioriteti numër një dhe ne do të duhet të vazhdojmë të punojmë. “

Sa I përket koordinimit të djeshëm në Qeveri, Osmani nënvizoi se janë dakorduar që të vazhdohet komunikimi inteziv edhe me vendet e BE-së por edhe me Bullgarinë me qëllim të tejkalimit të dallimeve.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Ashtu që ishte koordinim për të parë se si më tutje, tani në kushte të presidencës portugeze, për t’I parë afatet e reja, datat e reja, çka mund të ndikon në cilindo prej këtyre proceseve dhe ajo që u dakorduam është se vazhdojmë me komunikimin intenziv edhe me miqtë tanë në kuadër të BE-së, për të spjeguar storien tonë por edhe me Republikën e Bullgarisë për të tentuar t’I tejkalojmë dallimet. “

Këto komente Osmani i bëri gjatë konferencës për mediat ku shpalosi draft tekstin e ligjit të punëve të jashtme ku mes tjerash përcaktohet numri I diplomatëve profesionist, I cili sipas Osmanit, nuk mund të jetë më I ulët se 75 përqind, ndërsa parasheh edhe ndarjen e shërbimit të diplomatëve nga sistemi administrativ . Nga sot ky draft verzion futet në debat publik.

Ngjarja paraprake

Izraeli i tregon botës se si duhet vepruar

Ngjarja e ardhëshme

Të shtënat në Elbasan, autori po konsumonte alkool, kërcënoi familjarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian