​Osmani takohet me Sekretaren Parlamentare të Mbrojtes së Gjermanisë, Siemtje Moller

December 18, 2023
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon si dhe për procesin e dialogut.

Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO, prandaj u theksua ndikimi dhe roli shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë në këto institucione, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për përkrahjen e Gjermanisë, ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave gjermane ndaj Kosovës në rindërtimin, pavarësinë, shtetndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarja tragjike në Prizren, një muaj paraburgim për dy shoferët

Story i radhës

Ish-zëvendëskancelari austriak është përleshur me pjesëtarin e sigurimit në një klub nate në Vjenë

Të fundit nga

ShkoLartë