osmani takohet me kardinalin parolin thekson rendesine e njohjes se kosoves nga selia e shenjte 66f94a161894d

Osmani takohet me Kardinalin Parolin, thekson rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë

September 29, 2024
1 minut lexim

Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë takimit, Osmani shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, e para e vendit theksoi gjithashtu punën intensive me institucionet e Selisë së Shenjtë për hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, duke e konsideruar këtë si një shembull të përkushtimit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, si dhe për frymën e harmonisë ndërfetare që vendi ynë e mishëron me shekuj.

Tutje në takim, Osmani ka theksuar edhe rëndësinë e njohjes nga Selia e Shenjtë, si hap të rëndësishëm drejt thellimit të raporteve ndërshtetërore, e cila po ashtu do të kontribuonte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

Në takim me Kardinalin Parolin, presidentja Osmani ka folur edhe ftesën për vizitën e Papës Françesku në Republikën e Kosovës, të cilën e ka diskutuar në takim me Papën vitin e kaluar.

MARKETING

RENT A CAR

kremlini thote se doktrina e perditesuar berthamore e rusise eshte duke u zyrtarizuar 66f945857b094
Story i mëparshëm

Kremlini thotë se doktrina e përditësuar bërthamore e Rusisë është duke u zyrtarizuar

bdi a jeni gati mexhiti derisa shkojne me mendjen e artan grubit nuk i kane punet mire 66f94a1ac060c
Story i radhës

BDI: A jeni gati? Mexhiti: Derisa shkojnë me mendjen e Artan Grubit nuk i kanë punët mirë

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë