Osmani sot do të jetë nikoqir i ministres Gërvalla

Sot ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc.

Në fokus të bisedimeve ndërmjet dy ministrave pritet të jenë çështjet me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si përgatitjet e seancës së përbashkët qeveritare të planifikuar, pasurimi i kornizës juridike, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Gjendja aktuale në rajon, bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe euro-atlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinimi në luftën kundër virusit Korona dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare, gjithashtu pritet të jenë temë e bisedimeve.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë

Ngjarja e ardhëshme

Filozofia sociale dhe politike në shoqërinë modern

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian