Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot viziton komunën e Dragashit.
Gjatë rrugës për në Dragash, ajo ka ndaluar për ta bërë një selfie dhe për të shijuar bukurinë magjepsëse të maleve të Sharrit.
Agjenda:
Ora 11:00 – Presidentja Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini;
Ora 11:40 – Presidentja Osmani viziton Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.
Ora 12:10 – Presidentja Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini deklarohen për medie.