Osmani: Riafirmohen raportet e shkëlqyeshme RMV-Shqipëri

Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takime me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Gjatë bisedave u riafirmuan raportet e shkëlqyeshme bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u shpreh gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike, zvogëlimin e papunësisë, luftën kundër migrimit ilegal, e në drejtim të përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve tanë, rritjen e vëllimit të tregtisë, investimeve dhe punësimin në të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimet dhe interest për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal janë të ndërsjella. Jemi të vendosur se do të përpiqemi për avancimin e tij dhe secili prej nesh, sipas mundësive të jep kontribut personal në zhvillimin e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve në Ballkanin Perëndimor. Si fqinj direkt, drejtpërsëdrejti jemi të interesuar për sukses edhe të dialogut Prishtinë- Beograd, nën patronatin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, e cila do të jetë frymëzim, një impuls i ri i besimit në Ballkan dhe do të jetë hapërim serioz drejt Ballkanit të sigurt dhe stabil”, theksoi Osmani gjatë takimit me presidentin Meta.

Vizitën në Tiranë, Osmani e shfrytëzoi që të takohet edhe me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, me të cilin bashkë nënshkruan edhe Marrëveshjen për Bashkëpunim në Fushën e Diasporës.

Vizita zyrtare në Shqipëri, për Osmanin ishte edhe një stacion nga misioni i tij diplomatik dhe turneve në vendet e rajonit dhe fqinjët më të afërt e të largët, duke marr parasysh përpjekjet e Osmanit në fuqizimin e paqes, barazisë, sundimit të së drejtës dhe prosperitetit për gjeneratat e tanishme e të ardhme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja paraprake

GRUBI: 23 milionë euro kredi pa interes për mbi 15 mijë të punësuar (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Kastriot Jupa e Albina Rugova më të mirët e vitit 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian