Osmani: Punonjësit e MPJ-së nuk do të vaksinohen në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka mohuar zërat se punonjës të kësaj Ministrie do të imunizohen kundër Covid-19 në Serbi, transmeton Alsat. Osmani tha se shpreson që nga 1 prilli të nis imunizimi i popullatës në vend, sipas planit aksionar shtetëror.

“Nuk është e saktë se ka plan të tillë që të vaksinohen në Serbi, sepse shteti ka planin aksionar për mbulimin e të gjithë qytetarëve që besoj që do të nis nga 1 prilli. Po ka të infektuar sikur se ka çdo kund në vend. Ministria funksionon me kapacitet të plotë. Mundohemi që maksimalisht të respektojmë të gjitha protokollet për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Me rëndësi është të nisim vaksinimin, sepse kjo është zgjidhja e vetme për pandeminë”, tha mes tjerash Osmani.

Ngjarja paraprake

“Katar 2022”, vazhdon sot me disa përballje interesante

Ngjarja e ardhëshme

Irani dhe Kina do të nënshkruajnë marrëveshje mbi projektin "Brezi dhe Rruga"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian