Osmani: Presim zbatim të vendimit të BE-së për nisjen e negociatave

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka realizuar video takim me kolegun e tij nga Republika e Lituanisë, ministrin Gabrielius Landsbergis.

Siç thonë nga MPJ, theksi në takim është vënë në dosjen evropianë të Maqedonisë së Veriut, metodologjinë e re të zgjerimit, përpjekjet për harmonizimin e kornizës negociuese në bazë të respektit të vlerave elementare evropiane dhe standardeve, me të vetmin qëllim miratimin dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

“Pozita parimore e Lituanisë, e manifestuar vazhdimisht për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut është e rëndësisë së veçantë sepse integrimet evropiane për shtetin nënkuptojnë siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik, por edhe stabilitet i rajonit. Presim zbatimin e papenguar të vendimit nga muaji mars për fillimin e negociatave për aderim dhe përparimi në këtë drejtim do të paraqet njohje për angazhimin e deritanishëm të shtetit tonë në proceset integruese evropiane”, theksoi Osmani. Në këtë kontekst, Lituania mbetet e hapur për shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe njohurive në zbatimin e politikaneve evropiane.

Gjatë bisedës u riafirmua mirënjohja ndaj Lituanisë dhe mbështetja e tyre për anëtarësimin tonë në NATO, e cila nga viti 2000 themelohej në solidaritet, si një prej principeve me anëtarësimin e dy vendeve në Grupin Vilnius.

Osmani dhe Landsbergis shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në plan bilateral, veçanërisht në fushën e diplomacisë ekonomike, menaxhimit me kriza, IT sektorit si dhe ndihmës tjetër prej ekspertëve. Nga ana e Lituanisë u shpreh interes për pjesëmarrje të ekspertëve në tuining projekte me theks në fushat e financave publike, tregut të punës, administratës, cyber- sigurisë dhe të ngjashme. Bashkërisht u vlerësua se bashkëpunimi ekonomik mbetet pas atij politik edhe se në atë duhet të punohet.

Ngjarja paraprake

Ja 10 basketbollistët më të paguar të vitit 2021 në NBA

Ngjarja e ardhëshme

Gjermani, 861 persona të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian