Osmani: Pipero dhe Çomo, heronj të…

Heronjtë në “gjyq” ishte fokusi këtë të premte në emisionin Bardh a Zi.

Gjatë bisedës në studio Kreshnik Osmani u shpreh se duhet të ketë një standard për tu cilësuar hero dhe se jo çdokush mund të vlerësohet si i tillë.

I ndalur tek doktorët dhe misioni dhe heroizmat e tyre Osmani tha se hero konsideron ata mjekë dhe infermierë që luftojnë çdo ditë dhe jo ata që sot sipas tij janë të fabrikuar nga politika.

“Pipero dhe Çomo heronj të fabrikuar nga politika. Për mua heroinë nuk është një miliarder që u bë pas Covid”, u shpreh ai duke shtuar: “Unë mendoj që heronjtë ekzistojnë dhe standardi është njeriu i ndershëm”.

Ai gjithashtu u shpreh se që dikush të konsiderohet hero duhet të ketë një konsensus mbarëshoqëror.

“Që të bëhesh hero në një shoqëri duhet të ketë konsensus mbarëshoqëror”, tha më tej Osmani.

Ndërsa Nora Malaj theksoi se shoqëria sot po përballet me krizën e identitetit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Alemany: Jemi të hapur për shitjen e Griezmannit

Ngjarja e ardhëshme

Kështu u zgjidh një vrasje misterioze përmes sasisë rekorde të vogël të ADN-së?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian