Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Qëllimet e Beogradit janë të fshehet e vërteta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen nga banda kriminale atje.

Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, është shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje ekipi i Klan Kosovës është sulmuar në veri të vendit, ku si pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të ekipit.

 

Story i mëparshëm

Njerëzit që pëlqejnë të jenë vetëm kanë këto tipare të veçanta të personalitetit

Story i radhës

Frika e depërtuar nga lufta në Ukrainë, Polonia blen satelitë nga Franca, zyrtarët: Ditë e rëndësishme për ushtrinë polake

Të fundit nga