Osmani: Në interesin e të gjithëve është të kemi regjistrim

Mendoj se është në interesin e të gjithëve të kemi regjistrim, dhe  të bëjmë  gjithçka që duhet,  që ai regjistrim  të jetë i suksesshëm,  gjegjësisht rezultatet të jenë ashtu siç janë, të ketë  pasqyrim të saktë të realitetit demokratik me të gjitha karakteristikat dhe atributet dhe ato të pranohen, gjegjësisht  secili t’u besojë. Sepse është shumë e rëndësishme në një shoqëri multietnike qytetarët dhe  komunitetet të besojnë në ato rezultate, tha sonte  ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ai duke qenë mysafir në TV 24, potencoi se  modeli i kombinuar për regjistrim është zgjedhur për besim më të madh dhe kontroll të kryqëzuar të bazave elektronike  me vizita fizike të qytetarëve.

Siç potencoi, ky proces është i ndjeshëm, me pasoja serioze  për shtetin  përderisa në të nuk ka besim  ose  nëse është i rremë.

Për atë, siç citoi,  nuk duhet absolutisht të frikohemi t’i implementojmë të gjitha mekanizmat të cilat do të garantojnë  vërtetësi, cilësi të rezultateve dhe besim të qytetarëve ndaj rezultateve.

“Ekzistojnë disa forma të regjistrimit. Ekziston  regjistrim tradicional në të cilin  shkoni me fletë të zbrazët nëpër shtëpi dhe i regjistroni qytetarët, ekziston  regjistrim tërësisht elektreonik në të cilin aspak  nuk shkoni nëpër shtëpi por vetëm me një buton në tastaturë  do t’i keni të gjitha të dhënat dhe ekziston model i kombinuar në të cilin  si bazë i merr  bazat elektronike dhe  vetëm i kontrolloni  plotësisht  me vizitë  në shtëpitë e qytetarëve. Ne e zgjodhëm  këtë model të kombinuar për besim më të madh dhe për kontroll të kryqëzuar  të bazave elektronike me vizitat fizike të qytetarëve”, tha Osmani.

Sipas tij, është normale regjistrimi të ketë rol për definim edhe të politikave, por siç tha, te ne edhe politika definohet  nga regjistrimi, dhe për atë  kjo e bën  procesin më të ndjeshëm.

“Tek ne kjo çështje shihet me skepticizëm dhe me atë do të mbahet përgjegjësi  nëse nuk realizohet regjistrimi. Mendoj se është në interesin e të gjithëve të kemi regjistrim,  dhe duhet të bëjmë gjithçka që ai regjistrim të jetë i suksesshëm,  rezultatet të jenë të tilla ashtu siç janë, të ketë pasqyrim të saktë të realitetit demokratik me të gjitha karakteristikat dhe atributet dhe ato të pranohen  gjegjësisht  secili t’u besojë”, shtoi Osmani.

I pyetur për rastin “Monstra” për të cilin këto ditë kishte protesta nëpër rrugët e Shkupit, ministri theksoi se sipas tij nevojitet transparencë më e madhe në proceset gjyqësore, që qytetarët të kenë besim më të madh.

“Element më i rëndësishëm në kthimin e besimit është transparenca. Dhe për këtë që në momentin e parë kur u paraqit mosbesimi sa i përket rezultatit të procesit gjyqësor në fazën e parë ishte nevoja për kthimin e procesit me qëllim të rritjes së transparencës. Mendoj se në këtë proces të dytë kishte transperancë më të madhe unë nuk jam ai që do të mund t’i komentoj vendimet gjyqësore, por ajo që si politikan mund ta jap këshillë që të jenë sa më transparentë”, tha ministri. 

Sqaroi se sa më e madhe që është transperanca në sqarimin e asaj se çka ndodh, qytetarët do t’i kuptojnë dhe do të kenë besim më të madh. 

I Pyetur rreth Marrëveshjes me Bullgarinë ministri Osmani theksoi se kjo marrëveshje është kornizë adekuate e cila i zgjidh dallimet mes neve dhe Republikës së Bullgarisë. 

Ajo që duhet të bëhet, siç tha, është se si të krijohet parashikim dhe të kthehet besimi në atë marrëveshje, sepse sipas tij secila dalje nga ajo kornizë e marrëveshjes është kthim në situatën para marrëveshjes, kur nuk kishte kurrfarë parashikimi në marrëdhëniet tona. 

 “Për fat të keq edhe për shkak të faktorëve objektivë dhe subjektivë humbi besimi se ajo marrëveshje i ofron rezultatet. Unë personalisht dhe shumica nga ne jemi të bindur se marrëveshja është kornizë adekuate e cila i zgjidh dallimet ndërmjet neve dhe Republikës së Bullgarisë”, deklaroi Osmani. 

Ai shtoi se Bullgaria nuk i konstestoi atributet e identitetit. Sipas ministrit, nuk ka nevojë për kurrfarë frike sepse askush nuk mund ta konstestojë gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe këtë e kanë sqaruar me kolegët bullgarë pas serisë së takimeve gjatë periudhës së kaluar. 

Ngjarja paraprake

Ndahet nga jeta Sinadinovski, rektori Ameti me telegram ngushëllimi

Ngjarja e ardhëshme

Thëniet më të bukura portugeze

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian