Osmani: Marrëdhëniet e mira me Bullgarinë nuk kanë alternativë, do të kërkojmë zgjidhje

Marrëdhëniet e mira me Bullgarinë dhe perspektiva evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut janë pa alternativë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në intervistë për agjencinë e lajmeve BGNES.I pyetur se çfarë do të bëjnë autoritetet në Shkup pas qëndrimit reafirmues të Bullgarisë në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Osmani theksoi se në lidhje me çështjet politike, sipas tij, në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të kërkohet zgjidhje. Siç e dini, theksoi shefi i diplomacisë, Maqedonia e Veriut ishte palë konstruktive në gjetjen e zgjidhjes.“Në periudhën e ardhshme presim që kur të formohet Qeveria në Bullgari të fillojnë bisedimet. Konsideroj se në dhjetor ka gjasa të mira të gjendet zgjidhje, sepse nuk ka alternativ tjetër përveç se marrëdhënie të mira me Bullgarinë”, tha Osmani.Ai theksoi se nuk ka alternativ tjetër përveç se perspektiv të përbashkët evropiane. Shpresojmë, nënvizoj ai, se kjo qëndrueshmëri politike në të dy vendet do të jep rezultate.BGNES rikujton se dje gjatë kohës së takimit të rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Bruksel, delegacioni bullgar theksoj se “Maqedonia e Veriut akoma nuk ka plotësuar kriteret për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”.

Ngjarja paraprake

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Ngjarja e ardhëshme

OKB: COVID-19 ka rritur dhunën ndaj grave në shtëpi dhe hapësirat publike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian