Osmani: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më racional dhe më logjik

Integrimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më racional dhe më logjik, i cili do të jetë në funksion të krijimit të një Unioni që do të ekzistojë i bashkuar, i begatë dhe në paqe, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Ballkani ndërmjet integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”. Në fjalimin në konferencën, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Osmani u përqendrua në integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal, duke i vlerësuar si përcaktim i ynë strategjik dhe zgjedhje për të ardhmen.“Ballkani Perëndimor, ose siç preferoj ta quaj, Evropa Juglindore nuk është një ishull i izoluar, por ndodhet në zemër të Evropës. Të gjitha lidhjet tona, të gjitha rrugët tona kryqëzohen me BE-në. Procesi i integrimit evropian dhe procesi i bashkëpunimit rajonal janë plotësues dhe shpiejnë në të njëjtin qëllim, anëtarësimin e këtij rajoni në BE” theksoi ministri Osmani.Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, në këtë ngjarje patën fjalime edhe përfaqësues të shumtë të sferës akademike nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Ngjarja paraprake

Kërcënime të tilla si ndaj Kurtit, kishte edhe kryetari Rugova, ndoshta edhe më të rënda

Ngjarja e ardhëshme

Републичкото Здружение на децата бегалци од Егејскиот дел на Македонија „Т’га за југ” со поддршка за Шилегов

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian