Osmani i thotë stop Dodikut: Nuk je i mirëseardhur në Samitin e Prespës

Liderit politik serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, iu është refuzuar kërkesa që të merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, forum ky që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ministri e cila udhëhiqet nga politikani Bujar Osmani.

Ky është refuzimi i dytë në një kohë shumë të shkurtër që Dodik merr nga vendet e rajonit. Samiti i këtij viti do të mbahet në Ohër nga 16 deri më 18 qershor.

Në Forumin e Prespës për Dialog të marrin pjesë zyrtarë të lartë evropianë dhe botërorë, si Charles Michel President i Këshillit Evropian, Borut Pahor President i Sllovenisë, Miroslav Lajcak (BE), Stjuart Peach (MB), Manuel Sarrazin (Gjermani) dhe Gabriel Escobar (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Nga Bosnja dhe Hercegovina është paralajmëruar prania e Shefik Xhaferoviqit, kryetar i Presidencës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme Bisera Turkoviq, shkruan politicki.

E për këtë refuzim ndaj liderit serb në BeH, i pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në sqarimin tha se vendi tij i është bashkëngjitur sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, që nga dita e parë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Milorad Dodik njihet si njeri i afërt me presidentin rus Vladimir Putin si dh e presidentin serb Aleksandër Vucic. Ai njëherit ka sanksione edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emini zgjat kontratën me Llapin deri në vitin 2025

Story i radhës

Chrome përdor machine learning për tju mbrojtur nga sulmet

Të fundit nga