Osmani-Gir: Të rinjtë pjesë e rëndësishme e integrimeve evropiane dhe Procesit të Berlinit

Të rinjtë të cilët dinë se çka duan dhe kanë ide duhet të jenë pjesë e debatit për të ardhmen e Evropës dhe për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Këtë e theksoi euroambasadori Dejvid Gir në një deklaratë për mediat para takimit me përfaqësues të të rinjve nga institucione dhe organizata të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut e organizuar nga MPJ në kuadër të bashkëkryesimit me Procesin e Berlinit, ndërsa me qëllim shkëmbimit të mendimeve dhe hapjen e diskutimit në lidhje me politikat rinore dhe përfshirjen e tyre në proceset aktuale në nivel kombëtar dhe rajonal.

“Të rinjtë e dinë se çka duan dhe kanë shumë ide për zgjidhjet e mundshme. Na nevojiten njerëz të tillë dhe duhet të sigurohemi se ata do të jenë pjesë e diskutimeve të cilat i kemi. Një pjesë e diskutimeve ishte edhe kjo iniciativë për treg të përbashkët rajonal. Ata gjithashtu duhet të integrohen në procesin e anëtarësimit, në reforma të ndryshme të cilat zbatohen dhe janë formuar në një mënyrë të ndryshme që të kenë përfitime më të mëdha nga ata në të ardhmen. E kemi Programin e Investimeve i cili ishte paralajmëruar më 7 tetor i cili është bërë për përballje me Kovid-19, por ai përfshin edhe shumë elemente të tjera”, theksoi Gir.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si nikoqir i takimit theksoi se Procesi i Berlinit me të cilin po bashkëkryeson vendi ynë këtë vit bashkë me Bullgarinë, ka shumë përmbajtje, ndërsa njëra nga ato e cila është shumë e rëndësishme është pikërisht tema për bashkëpunimin rajonal rinor.

Pjesëmarrësit konstatuan se për rajonin më me rëndësi është bashkëpunimi në të gjitha sferat e interesit të përbashkët dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për parandalimin e “ikjes së trurit” dhe talenteve të rinj nga rajoni. “Duhet të krijojmë mundësi që do të nxisin participimin e të rinjve dhe ndërmarrësinë, tëhuhet ta modernizojmë arsimin dhe të kontribuojmë, në vend të “ikjes së trurit”, të njëjtit të qarkullojnë në rajon dhe të sigurojmë gjithë përfshirje të tyre sociale dhe ekonomike”, shtoi më tutje Osmani.

“Kryesimi jonë i përbashkët me Procesin e Berlinit, këtë vit vendosi që tema të rinjtë të jetë fuqishëm e përfaqësuar si temë horizontale, dhe e njëjta të jetë e përfshirë në ngjarje të fushave të ndryshme. Rëndësia e bashkëpunimit rinor rajonal është njohur si element i rëndësishëm i procesit të pajtimit në rajon, tejkalimit të paragjykimeve të vjetra, dhe një makineri e fuqishme e vlerave evropiane, e besimit dhe e respektit të ndërsjellë”, deklaroi Osmani.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë në RMV, Angel Angellov dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, të cilët kishin edhe fjalë hyrëse. Deklarimet e të rinjve në takimin e sotëm nga institucione dhe organizata të ndryshme dhe përfaqësues të RIKO-s do të gjenden në pikëpamjet përfundimtare nga samiti që do të mbahet më 10 nëntor në Sofje.

Vendi dhe roli i të rinjve në bashkëpunimin rajonal është pjesë e pathyeshme e vetë fillimi të Procesit të Berlinit dhe rezultoi me hapjen e Zyrës Rajonale për të Rinjë – RIKO në Tiranë, ndërsa qëllimi është që të rinjtë të përfshihen në proceset rajonale, sepse janë parë si element i rëndësishëm në tejkalimin e paragjykimeve në rajon.

Ngjarja paraprake

SHGM: Kuvendi, më shumë qasje për gazetarët

Ngjarja e ardhëshme

Tërmeti në Izmir, të paktën 4 jetë të humbura dhe 120 të plagosur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian