Osmani: Bullgaria konteston emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi sot se Republika e Bullgarisë po konteston emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Megjithatë ai shprehet optimist se Komisioni i historianëve dhe shkencëtarëve do të arrij të tejkalojnë dallimet.

“Republika e Bullgarisë ka kontestuar emrin e shkurtë të vendit dhe gjuhën. Janë kontestuar dy momente, emri i shkurt dhe gjuha. Ata kërkojnë kapitull të veçantë në raport për marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni. Ne si politikë mund t’i krijojmë kushte komisionit, por janë ata të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e kontestuara historike. Platforma ku duhet të zgjidhen këto konteste është komisioni”, deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu u shpreh optimist se Republika e Maqedonisë së Veriut do të filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ngjarja paraprake

828 raste të reja me COVID-19 në Kroaci, vdesin 15 persona

Ngjarja e ardhëshme

Adelina tha se Arif Vladi u pagua për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”, flet sponsorizuesi i këngës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian