Osmani – Blinken: Hapim një kapitulli të ri të partneritetit strategjik midis dy shteteve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Uashington, realizoi takim me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Në takim u shpreh kënaqësi për mbajtjen e sotme të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që paraqet hap i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe avancim të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Për ne është një nder i veçantë që Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që mban Dialog Strategjik me ShBA-të, një proces i rëndësishëm përmes së cilit thellohet partneriteti ynë strategjik dhe më konkretisht vihet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral. Ky hap në marrëdhëniet bilaterale është një tjetër konfirmim i miqësisë së fortë dhe interesit të ndërsjellë për forcimin e aleancës mes dy vendeve”- tha Osmani.

Në takim u bë fjalë edhe për situatën aktuale të sigurisë, ku u shpreh dënim i përbashkët i pushtimit ushtarak rus, si dhe mbështetja dhe solidariteti i fuqishëm me Ukrainën. Njëherazi, u theksua se situata aktuale kërkon dinamikë të re në proceset eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të konfirmojë besueshmërinë e BE-së dhe do të inkurajojë proceset për tejkalimin e dallimeve dhe pajtimin në rajon.

“Procesi i zgjerimit të BE-së paraqet çështje sigurie, kurse perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmëria e këtij procesi janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe evropian. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e fuqishme amerikane për fillimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave të Maqedonisë së Veriut, që aktualisht është mënyra më e mirë që të ruhet besueshmëria e këtyre proceseve,”- tha Osmani.

Në takim, ministri Osmani e përshëndeti partneritetin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në kontekstin e NATO-s, duke theksuar kështu partneritetin strategjik mes dy vendeve, tashmë të avancuar edhe me Dialogun Strategjik, si një nga shtyllat më të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimin e saj demokratik dhe civilizues.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Çupi u takua me komitetin për pakicat kombëtare të Shqipërisë

Story i radhës

Godet Tirana

Të fundit nga