Osmani: Asnjëherë më vetëm në luftë me çfarëdo armiku!

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani  vlerëson se donacioni i  Natos për ballafaqim me pasojat e Covid-19 i cili mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë thelbësore do t’i përforcojë kapacitetet tona shëndetësore dhe kurimin e pacientëve me COVID-19.

’60 respiratorë për kurim intensiv, pajisje plotësuese për respiratorë në dispozicion për një periudhë prej gjashtë muajve, 40.000 testeve për COVID-19, 50 pajisje mobile për dezinfektim dhe 50 oksimetra për matjen e pulsit përmes gishtit në vlerë prej gjysmë milioni euro. Ky donacion i sotshëm i partnerëve të NATO-s në mënyrë thelbësore do t’i përforcojë kapacitetet tona shëndetësore dhe kurimin e pacientëve me COVID-19- thotë Osmani.

Ngjarja paraprake

Rekordi i ri, 934 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Mentor Haziri publikon këngën “Nji grusht trëndafila”, pjesë e klipi edhe Diellza Kolgeci

të fundit nga