oskaret 2025 emrat qe mungojne befasishem jane selena gomez angelina jolie dhe nicole kidman 67926bcc95f98

Oskarët 2025: Emrat që mungojnë befasishëm janë Selena Gomez, Angelina Jolie dhe Nicole Kidman

January 23, 2025
min lexim

Nomimet për Çmimet e Akademisë u shpallën të enjten në mëngjes.

Disa emra shumë të njohur mungonin nga lista, duke befasuar fansat.

Një nga ato ishte Selena Gomez, e cila luajti rolin e gruas së pasionuar të një kreu karteli meksikan, që vepron me dëshpërim pasi beson se bashkëshorti i saj ka vdekur, megjithatë kënga e saj Mi Camino u nominua, shkruan mail online transmeton “Bota sot”.

Image

Selena Gomez

Në vend të saj, bashkëaktori i saj Zoe Saldana u nominua për rolin si avokate që ndihmon një burrë të kthehet në grua. Dhe Karla Sofía Gascón, protagoniste, gjithashtu u nominua.

Angelina Jolie nuk u nominua për rolin e saj si këngëtare opere Maria Callas në Maria.

Nicole Kidman nuk mori asnjë vlerësim nga Oskarët për performancën e saj në Babygirl, ku luajti Romy Mathis, një CEO i një kompanie teknologjie që fillon një romancë me një të ri praktikant (Harris Dickinson).

Pamela Anderson nuk u nominua për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm si një këngëtare dhe kërcimtare në Las Vegas në The Last Showgirl.

Image

Nicole Kidman

Po ashtu, Stanley Tucci u injorua për nominimin në kategorinë Best Supporting Actor për performancën e tij të fuqishme në Conclave.

Nomimet fillimisht do të shpalleshin më 17 janar, por votimi u shty për një javë për shkak të zjarreve në LA.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet sipas planit më 2 mars në Teatrin Dolby në Hollywood, me Conan O’Brien që do të drejtojë ngjarjen për herë të parë.

Nomimet për aktorin më të mirë janë: Adrien Brody, The Brutalist; Timothée Chalamet, A Complete Unknown; Colman Domingo, Sing Sing; Ralph Fiennes, Conclave; Sebastian Stan, The Apprentice.

Nomimet për aktoren më të mirë janë: Demi Moore, The Substance; Cynthia Erivo, Wicked; Mikey Madison, Anora; Karla Sofía Gascón, Emilia Pérez; Fernanda Torres, I´m Still Here.

Nomimet për këngën origjinale janë: ‘El Mal’ nga Emilia Pérez; ‘The Journey’ nga The Six Triple Eight; ‘Like a Bird’ nga Sing Sing; ‘Mi Camino’ nga Emilia Pérez; ‘Never Too Late’ nga Elton John: Never Too Late.

Nomimet për filmin më të mirë të animuar janë: Flow; Inside Out 2; Memoir of a Snail; Wallace and Gromit: Vengeance Most Fowl; The Wild Robot.

Nomimet për aktorin mbështetës më të mirë janë: Yura Borisov, Anora; Kieran Culkin, A Real Pain; Edward Norton, A Complete Unknown; Guy Pearce, The Brutalist; Jeremy Strong, The Apprentice.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

stabilitet te motit gjate diteve ne vijim paralajmeron meterologu 67926a9f8e1bb
Story i mëparshëm

Stabilitet të motit gjatë ditëve në vijim – paralajmëron meterologu

ash sela falja e organizatoreve te 27 prillit dhe perndjekja e shqiptareve padrejtesia qe solli qeveria vlen dpmne 67927004406ad
Story i radhës

ASH-Sela: Falja e organizatorëve të 27 prillit dhe përndjekja e shqiptarëve, (pa)drejtësia që solli Qeveria Vlen-DPMNE

Të fundit nga

ShkoLartë