Ortiz rikthehet me nokaut, i duhen vetëm 45 sekonda për ta mundur Floresin

Luis Ortiz e ka mposhtur Alexander Floresin pas vetëm 45 sekondave në ring në një meç për kategorinë e rëndë të dielën, duke i dhënë fund mungesës njëvjeçare në ring.

Kubani, i cili është sfidues i titullit të botës, u rikthye në ring këtë fundjavë pas humbjes së dytë ndaj ish-kampionit të botës në WBC, Deontay Wilder.

Humbjet ndaj Wilderit janë të vetmet në karrierën e Ortizit.

Ortizit nuk iu desh aspak kohë për ta rrahur Floresin në meçin e zhvilluar në Los Angeles.

41-vjeçari e rrëzoi në tapet Floresin me një kombinim fatal; një e majtë e fuqishme në kokë që e shtyu atë mbrapa e pastaj një e djathtë në trup.

Flores nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas këtyre goditjeve.

Kjo fitore ia forcon Ortizit pozitën në vendin e tretë në renditjen e WBC-së, ku Tyson Fury është kampion i tanishëm.

Fury pritet ta mbrojë titullin kundër Agit Kabayel në dhjetor.

Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit: Fundjava vjen me diell dhe rritje temperaturash

Ngjarja e ardhëshme

Moti sot me vranësira, ulje drastike e temperaturave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian