Origi i jep dritën e gjelbër Milanit

Divock Origi është i hapur për t’u transferuar te skuadra e Milan.

Sulmuesi belg i skuadrës së Liveprool, Divock Origi me shumë gjasë do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Konkurrenca e madhe në repartin e sulmit te ‘Reds’ bën që minutat e Origi të jenë minimale. Kësisoj, lojtari është i hapur për largim dhe një skuadër që interesohet për  të është Milani. Pëlqimi duket se është reciprok.

Milan pritet ta marrë lojtarin falas, pasi kontrata e tij me Liverpool skadon në fund të sezonit.

Paolo Maldini ka hapur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit dhe thuhet se belgu është entuziast për të kaluar në ‘San Siro’.

Origi lidhej me një kalim të mundshëm te Milani edhe gjatë merkatos së janarit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Djali nga Ukraina me kancer merr transfuzion gjaku në një bunker, nuk dihet se a do të arrijë në Poloni i gjallë!

Story i radhës

Rrahje në FFK, sulmohet Govori

Të fundit nga