Origi afër transferimit në Milan

Milani raportohet se është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Divock Origit.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, finalizimi i marrëveshjes mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Nëse kjo lëvizje do të realizohet, atëherë Origi do t’iu bashkohet “Rossonerëve” si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon më 30 qershor.

Mediumi italian gjithashtu ka raportuar se Milani po përgatitet t’i ofrojë sulmuesit belg një kontratë me vlerë rreth 3-4 milionë euro në sezon.

Origi në “San Siro” do të luftonte për një vend titullari me dy veteranët, Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëfehet eksperti i gjuhës së trupit që e trajnoi 30 vite Putinin – tregon çka po ndodhë me të

Story i radhës

Biden dhe liderët evropianë bisedojnë për mbështetjen për Ukrainën

Të fundit nga