Organizoi dasmë me 110 mysafirë, arrestohet 35-vjeçari nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë e ka arrestuar dhe ka parashtruar padi penale ndaj pronarit të restorantit, 35-vjeçarit K.K. nga Tetova, pasi ka organizuar dasmë me 110 mysafirë.

35-vjeçari ka kryer vepër penale – “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

“Më 04.03.2021, nëpunësit policor kanë kryer kontroll në objektin hotelerik ku kanë gjetur 110 persona të cilët kishin qenë duke u argëtuar në dasmë familjare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Restoranti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkaq pronari është arrestuar.

Ngjarja paraprake

​Italia konfirmon 423 vdekje nga COVID-19 dhe 24.935 raste të reja

Ngjarja e ardhëshme

Mësohet ora dhe vendi i stërvitjes së parë të Kombëtares së Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian