Organizatorët e Katar 2022 nuk ofrojnë siguri

Katari nuk ka dalë garant për sigurinë e tifozëve që janë pjesë e komunitetit LGBTQ+ dhe që pritet të udhëtojnë drejt vendit organizator të Botërorit.

Sipas “The Guardian”, Komitetit Suprem, organi që po udhëheq organizimin e Botërorit 2022, nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Pyetjet e bëra për Komitetin e Lartë përfshinin nëse:

“Personat LGBTQ+ do të mbroheshin nga autoritetet e Katarit nëse kërcënoheshin për shkak të seksualitetit të tyre?

Tifozët që mbanin flamuj me ylber do të lejohen t’i marrin ata në stadium?

Komiteti i Lartë do të mirëpresë në mënyrë specifike njerëzit LGBTQ+ si vizitorë të Kupës së Botës?

Një përgjigje nga komiteti thoshte: “Të gjithë do të jenë të mirëpritur në Katar në 2022, pavarësisht nga raca, prejardhja, feja, gjinia, orientimi seksual ose kombësia”.

Ndërsa rikujtojmë se para disa javësh nga organizatorët e Botërorit u kërkua që të mos kishte shfaqje të dashurisë në vende publike.

“Ne jemi një shoqëri relativisht konservatore, për shembull, shfaqjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë. Ne besojmë në respektin e ndërsjellë dhe kështu, ndërsa të gjithë janë të mirëpritur, ajo që presim në këmbim është që të gjithë të respektojnë kulturën dhe traditat tona.”-ishte një nga deklarata e bëra nga organizatorët e Kupë së Botës Katar 2022.

Ka pasur shqetësime të mëdha për sigurinë e tifozëve LGBTQ+ që do udhëtojnë në Katar për turneun, bisedat midis organizatorëve dhe grupeve të mbështetësve LGBTQ+ kanë ngecur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Rreth 8.900 raste të raportuara përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”

Story i radhës

Stoltenberg e mbylli samitin me një paralajmërim: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Të fundit nga