Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të lirojë anëtarët e DEASH-it

Lidhja e Pavarur Kurde e Sirisë njoftoi se organizata terroriste YPG/PKK ka liruar një prej krerëve të organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste YPG/PKK e cila në Siri përdor emërtimin SDG vazhdon të lirojë terroristët anëtarë të DEASH-it që ka arrestuar.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Lidhjes së Pavarur Kurde e Sirisë e formuar nga opozitarët kurdë sirianë, thuhet se është liruar Eid Abdulhamid el-Deyri i ashtuquajturi “emiri i byrosë së marrëdhënieve publike” dhe një prej krerëve të DEASH-it që është arrestuar 2 vite më parë nga YPG/PKK-ja.

Terroristi anëtar i DAESH-it në fjalë thuhet se është përfshirë në shumë krime të luftës.

​​​​​​​Organizata terroriste YPG/PKK edhe muajin e kaluar liroi 631 persona të cilët janë përcaktuar se janë bashkëpunëtorë të organizatës terroriste DEASH.



.. .

Ngjarja paraprake

Pini çdo mëngjes një gotë ujë esëll dhe do të befasoni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Tranzicioni i rrezikshëm presidencial në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian