Organizata Botërore e Tregtisë kundër SHBA mbi tarifat e larta për Korenë e Jugut

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka vendosur kundër SHBA-ve mbi tarifat e larta që ajo vendosi ndaj produkteve të Koresë së Jugut që nga viti 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organi global i tregtisë vendosi në favor të Seulit në gjyqin e tij kundër tarifave të larta të vendosura nga Washingtoni mbi produktet e çelikut dhe transformatorit të energjisë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Ministrinë e Tregtisë të Koresë së Jugut.

Vendimi i organit global erdhi vetëm një ditë pasi presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden mori detyrën. Seuli iu afrua OBT-së në shkurt të vitit 2018, pasi negociatat me SHBA-të çalonin.

Washingtoni filloi të vendos tarifa të larta për disa produkte të Koresë së Jugut në maj të vitit 2016, gjatë mandatit të ish-presidentit Barack Obama, nën dispozitat e “fakteve të pafavorshme në dispozicion” (AFA).

Dispozita lejon tarifa të larta anti-dumping dhe kundërvepruese nëse një kompani e akuzuar dështon të sigurojë të dhënat e kërkuara nga autoritetet, tha raporti. Sipas agjencisë, SHBA ka vendosur tarifa prej 9.49 për qind në 59.72 për qind për produktet e çelikut të Koresë së Jugut ndërsa ato të transformatorëve elektrikë arritën në 60.81 për qind.



. .

Ngjarja paraprake

Podolski, i ashpër me Arsenal-in: Është për të ardhur keq…

Ngjarja e ardhëshme

Biden heq bustin e Churchill nga Zyra Ovale, nxit reagime

të fundit nga