orban stabiliteti ne ballkanin perendimor ka rendesi jetike per be 66e371d152ac7

Orban: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE

September 13, 2024
1 minut lexim

Budapest, 12 shtator – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se stabiliteti në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike për Bashkimin Evropian (BE).

Orban u takua Budapest të Hungarisë me Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë.

Pas takimit në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Orban tha se “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në”.

Më tej Orban theksoi se “Në vend të leksioneve dhe sanksioneve ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me Dodikun u mbajt për këtë qëllim”.

Dodik në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ka patur një takim shumë produktiv me “një burrë shteti dhe mik të madh”. “Hungaria interesohet nga afër për proceset e anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

berisha i pandehur nga spak lubonja operacion fasade edhe sikur krishti te vije ne shqiperi 66e36fb4eef6c
Story i mëparshëm

Berisha i pandehur nga SPAK, Lubonja: Operacion fasadë! Edhe sikur Krishti të vijë në Shqipëri…

garland nuk do te lejoj qe departamenti i drejtesise te perdoret si arme politike 66e37464d8836
Story i radhës

Garland: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

Të fundit nga

ShkoLartë