“Ora 14.10, u zgjua “/ Braçe-Bashës: Pse s’na i kurse ‘lylelleqet’ ditën e parë të vitit?

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i është kundërpërgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Kjo pasi ky i fundit tha se Rama ka shkuar në SHBA për të blerë këpucë dhe jo vaksina.

Braçe i kthehet Bashës në rrjetet sociale duke i shkruar që t’i kursejë ‘lylellëqet’ ditën e parë të vitit.

“Ora 14.10, u zgjua! Po pse nuk na i kursen LYLELLEQET qe diten e pare te vitit?! Deri dje thoshte: S’kanë leke për vaksinën, nuk u jep njeri vaksinë, dështuan, ju kërkova shoqeve të PD të na japin vaksinën! Tani thotë se vaksinë është ardhja e tij në pushtet! Ju shëron ky”, shkruan Braçe.

Ngjarja paraprake

Ekipi më i mirë në La Liga sipas WhoScored

Ngjarja e ardhëshme

“2020 ka qenë bekim në fshehtësi!”- Tayna zgjodhi këto fjalë zemre për ta mbyllur vitin që lamë pas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian