oppo find n5 ka nje trashesi aq sa e lejon porta usb c e telefonit 678fa68240a2c

Oppo Find N5 ka një trashësi aq sa e lejon porta USB-C e telefonit

January 21, 2025
1 minut lexim

Telefoni i ardhshëm me ekran me palosje i Oppo, Find N5, është ka një trashësi aq sa e lejon vetë porta USB-C sipas disa fotove të bëra publike nga kompania.

Flagshipi i cili pritet të ribrandohet si OnePlus Open 2 për tregjet ndërkombëtare, ka certifikimin më të lartë të rezistencës ndaj ujit.

Oppo gradualisht ka publikuar herë foto herë informacione të Find N5 në rrjetin social Kinez javën e kaluar. Fotoja e fundit publikuar nga menaxheri i produktit Zhou Yibao tregon edhe përmasat e telefonit me ekran me palosje duke thënë se porta USB-C kufizon mundësitë e kompanisë për ta bërë telefonin akoma më të hollë.

Javën e kaluar u postuan foto që demonstronin hollësinë e Find N5 duke e krahasuar me monedha, apo karta ID. Kompania pretendon se Find N5 është telefonin më i hollë në botë prej 4mm duke tejkaluar dhe atë çfarë Honor ka arritur me Magic V3.

Është në gjysmën e madhësisë së iPhone 16 Pro Max prej 8.25mm. porta USB-C është 2.6mm e trashë. Së fundi Zhou tha se Find N5 ka certifikimin IPX9 të rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rugova perkujtohet si simbol i unitetit dhe pajtimit 678fa3b277363
Story i mëparshëm

​Rugova përkujtohet si simbol i unitetit dhe pajtimit

merko i listes se zeze amerikane uron trampin zoti e bekofte ameriken 678fa686ef3da
Story i radhës

Merko i “listës se zezë amerikane” uron Trampin: Zoti e bekoftë Amerikën!

Të fundit nga

ShkoLartë