Opozita shqiptare refuzoi partitë shqiptare, pse vrapon pas partive maqedonase?

Takimin mes krerëve të politikës maqedonase mundën ta ndalin vetëm krerët e politikës shqiptare nëse do ti lidhte kauza e madhe shqiptare por si çdoherë ata bëjnë zhurmë pas stuhisë. Një takim i refuzuar nga opozita,mes sekretarëve të partive para takimit Mickovski-Zaev e thirur nga BDI, mund ta bënte të dështonte që në fillim këtë të fundit nëse partitë shqiptare do dilnin me kushtin e madh të përbashkët. Por edhe njëherë kjo tregoi se politika kryeneqe shqiptare me një dyzinë liderësh që duan të mbijetojnë politikisht që armikun e shohin te vetvetja, nuk përbën forcën reale për shqiptarët dhe madje ata janë të destinuar të përplasen pafundësisht.

Mes kaq shumë kontradiktash, përplasjesh dhe akuzash më të rënda kundrejt njëri-tjetrit, bossët e politikës maqedonase tejkaluan vetveten dhe në një takim të përbashkët ata dolën me qëndrime të njëjta që cak kishin anulimin e regjistrimit dhe jo vetëm, për një kohë tjetër nga një frikë e përbashkët që prekte interesin nacional të tyre sepse shifrat e regjistrimit nga diaspora ishin të frikshme dhe mobilizimi shqiptarë në diasporë tregoi se përskaj çdo gjëje tjetër ata e kryen misionin e tyre kombëtarë në procesin e regjistrimit.

Nëse opozita shqiptare nuk do ta refuzonte takimin mes sekretarëve paradite, atëherë takimi Mickovski me Zaev pasdite do ishte i dështuar që në start mbase edhe nuk do mbahej fare.
Madje opozita shqiptare që në start bëri një gabim të rëndë sepse nuk e bllokoi Parlamentin për çështjen e regjistrimit por për atë të nënshtetësisë. E dyta, opozita shqiptare kishte frikën e përvetësimit të BDI-së e cila parreshtur bënte thirrje për regjistrim ndërsa opozita shqiptare mezi belbëzonte diçka në këtë drejtim nën panikun që funksionarët e lartë të BDI -së takoheshin për çështjen e regjistrimit me Ramën, Bashën, Metën, Vjosa Osmanin ,Abdixhikun, Haradinajn, Hoxhajn etj etj. Ata në njëfarë mënyre deshtën që ky proces të dështonte që tia faturonin këtë BDI-së për ta sulmuar atë politikisht më pas. Por BDI në momentin e parë trazoi vetë Qeverinë sepse funksionarët e saj u mobilizuan qoftë me takime me krerët e politikës në Shqipëri dhe Kosovë qoftë me takimet e panumërta në diasporë për këtë proces që mos dështonte.

Por edhe përskaj kësaj, zhvillimet e një dite më parë treguan se partitë shqiptare janë të krijuar për konflikte me njëra tjetrën, inate dhe mëri të mëdha për pozicione politike dhe partiake dhe jo vija të kuqe për interesin e madh shqiptarë siç ishte rasti me liderët e partive maqedonase që tejkaluan vetveten dhe u ulën në tavolinën e zjarrtë të bisedave për kauzat e tyre.

Nëse opozita shqiptare që refuzoi takimin mes sekretarëve cdo gjë e ndërlidh me partinë më të madhe shqiptare BDI-në atëherë a do të jetë ajo e gatshme ta refuzojë takimin e nesërm me kryeministrin Zaev?

Përse ata pas stuhisë politike të djeshme do të duhej të takohen me liderin e LSDM-së dhe a ka më ndonjë efekt ky takim vetëm sa për tu fotografuar.

Nëse opozita shqiptare refuzoi një takim dje përse nuk e refuzon edhe takimin me Zaevin që tashmë ka rënë dakord me çdo gjë me liderin e opozitës maqedonase.

Dhe krejt në fund në aleancat e përbashkëta që dihen, nëse Zaev i paska informuar paraprakisht për takimin Ahmetin dhe Kasamin, kush mund të besojë se edhe Mickovski nuk i ka lajmëruar Selën dhe Gashin?

Burimi: TetovaSot

Ngjarja paraprake

E njëjta situatë si me Shqipërinë!

Ngjarja e ardhëshme

Anulohet mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian