Opozita e shfrenuar, nuk don t’ia dijë për interesat e shtetit!

Duke tentuar që t’i fshehë të bëmat në të kaluarën, e akuzojnë pushtetin për të njëjtat gjëra, sikur Serbia që e akuzon UÇK-në për trafikim organesh, që në të vërtetë ajo i ka bërë vetë.

Siç i kam quajt në shkrimet e mia të mëhershme, përsëri kolona e 5-stë nuk ka të ndalur. Edhe kur jemi në vlugun e bisedimeve për çështje me rëndësi nacionale, me theks të veçantë, bisedimet Dardani-Serbi, me qellim të pozicionimit sa më të suksesshëm duke i përdorur argumentet bindëse që Qeveria në marrëdhëniet ndërkombëtare të jetë në krah të aleatëve të sajë, në rënd të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke filluar që nga dënimi i invazionit rus ndaj Ukrainës, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar dhe pranuar refugjat që është, përpos gjest human njëherazi edhe renditje e qartë në anën e Perëndimit me qëllim të krijimit të një sigurie potencialisht fragjile e rrezikuar nga Rusia. Qëllimi i kahershëm i Rusisë është që nëpërmjet aleatit të sajë, Serbisë, të krijojë një krizë të re, duke tentuar kështu që t’ia hap NATO-s horizontin e problemeve, krizave dhe, t’ia vështirësojë koncentrimin për të ndihmuar Ukrainën që njëherazi është edhe angazhim në mbrojtjen e shteteve të Evropës Perëndimore.

Për sigurinë tonë, pra, të Dardanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëra ndër më të angazhuarat sinqerisht dhe vendosmërisht, por edhe shumë shtete të tjera mike dhe përkrahëse, që participojnë në kuadër të KFOR-it, pjesë e NATO-s, e cila e ka marrë përgjegjësinë për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Dardanisë.

Opozita e bashkuar dhe disa mjete të informimit, me të ashtuquajtur analistët e tyre në kanale të ndryshme hibride televizive, hiq RTK-në e cila, në kohën e ish-oligarkëve ishte komplet në shërbim të pushteteve të atëhershme, tani është kthyer për së mbari me sa dukët dhe është në shërbim të qytetarit, duke e respektuar dhe shprehur përgjegjësinë ndaj themeluesit, Kuvendit të Republikës së Dardanisë.

Është një histeri e pa imagjinuar dhe e pa kuptueshme për formën, reagimet dhe, tentim denigrimeve marramendëse ndaj pushtetit, pothuajse se është në pyetje regjimi i Serbisë e jo pushteti i zgjedhur me votën e popullit shumicë.

Me këtë, në asnjë mënyrë nuk po tentojë t’i arsyetojë veprimet e gabuara të paqëllimshme ose të papërvojë gjatë ushtrimit të pushtetit, duke i pasur parasysh problemet e grumbulluara e të vetëkrijuara nga ish udhëheqësit, për 20 vite, politike, ekonomike, juridike, të sigurisë, deri tek shtrirja e autoritetit të pushtetit në tërë territorin me theks të veçantë, në veriun e Mitrovicës i penguar nga organet paralele të dirigjuara nga shteti serb në sy të Evropës, por edhe SHBA-ve.

Në vend se pushteti aktual të merret me probleme serioze të të gjitha formave, ai, po has në pengesa të krijuara në politikat e gabuara dhe të dëmshme, të cilat, posaçërisht ato të karakterit politik, po bëhen pengesë e mbajtjes së qëndrimeve dinjitoze parimore shtetërore karshi Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar por, ja që po e pengojnë mbajtjen e qëndrimeve dhe parimeve kushtetuese në interes të shtetit sepse, paskan “krijuar obligime ndërkombëtare” edhe pas shpalljes së pavarësisë tërësisht të pa nevojshme rreth disa marrëveshjeve të gabuara, me ose pa qëllim, të cilat po sjellin probleme në pozicionimin real dhe normal në mbrojtje të interesave të shtetit.

Politikat e gabuara të pushtetarëve për 20 vite, po i “japin alibi” Serbisë qe ta sulmojnë Dardaninë për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, të cilat në kushtet normale, fal mos obligimeve në të cilat kanë hyrë ish udhëheqësit që i bie se i kanë pranuar nën kërcënime apo shantazhime ndaj të cilëve askush nuk ka njohuri përpos atyre se në çfarë zavalli kanë qenë për të pranuar diçka që është kundër interesave shtetërore e që në të vërtetë po e vështirësojnë procesin e bisedimeve duke tentuar që ta shpjegojnë realitetin kushtetues.

Se cili ishte motivi i këtyre lëshimeve që i bënë Serbisë, pos tjerave të atyre, politike, ekonomike, përfitime materiale dhe ikja nga akuzat për krime dhe kërcënime se do të kenë pasoja personale për mos zbatimin e tyre, e që i bie se vet e sollën, siç thotë populli, ujkun në torishtë.

Sjellja e deputetëve në Parlament, gjuha rrugaçërie, sharje, kërcënime deri të edhe për pak përleshje fizike duke penguar çdo veprim të pushtetit, i cili po tenton ta luftojë krimin, korrupsionin dhe dukuritë tjera, të cilat, shtetin e Dardanisë e kanë katandisur deri në këtë gjendje, është e pa imagjinueshme.

Se me sa urrejtje veprohet kundër kësaj qeverie dhe këtij pushteti, vetëm Serbia mund të ishte kaq brutale.

Sa ma shumë po kalojnë ditët, sa më shpejt të identifikohen të bëmat e ish qeverive në koalicione të formave dhe llojeve e mënyrave të ardhjes në pushtet, nëpërmjet sekserëve të natës, me ndihmën e Listës serbe, me koncesione të dëmshme deri te falja e territoreve të shtetit për t’u ngritur në majat e pushtetit, opozita e frustruar i ka humbur të gjitha arsyet dhe kriteret për të qenë opozitë deri te manifestimi i vetive dhe simptomave të kriminalitetit i apostrofuar dhe i zbuluar këtyre ditëve, fatkeqësisht me blerjen e armeve me sistem shurdhues për të mundësuar kryerjen e veprave kriminale në mënyrë të pa vërejtur.

Si të shpjegohet armëmbajtja me shurdhues e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, të blera për kabinetin e kryeministrit Thaçi, i cili në njërën nga seancat e Parlamentit e përplasi kutin e votimit për tokë duke ia rrëmbyer nga duart deputetit të Vetëvendosjes, i cili falë gjakftohtësisë së tij, nuk iu kundërvu me të njëjtin agresion dhe nuk erdhi deri te konflikti fizik për t’u implikuar edhe deputetët e tjerë.

A mund të quhet ky far lloj shefi i grupit parlamentar të PDK-së, një lloj Xhejms Bond, 007, që kur t’i kthehemi retrospektivës së sjelljeve të tij dhe bashkë-udhëtimin me barkën me shkronja çirilice nëpër liqenin e Ujmanit, me siguri me pëlqimin e Vuçiqit në shoqëri të Hashim Thaçit, Qalajt, Albelard Tahirit e Bedri Hamzës, të cilët, siç thuhej atëherë, u mirëpritën nga banorët serb me shlivovicë, ndërsa, në të njëjtën ditë, në qendër të Prishtinës mbahej njëra ndër demonstratat më masive deri atëherë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Opozita e bashkuar dhe e koordinuar për ta penguar pushtetin në çdo mënyrë e çdo formë, iu ka vërsulur diasporës me qëllim që, ta përçajë atë në baza partiake e ideologjike, për përfitime materiale, për propagandë kundër pushtetit “mashtrues” i cili, brenda një viti nuk qe në gjendje të zgjedhë asnjë problem qoftë edhe të atyre të grumbulluar për 20 vite më parë e, që të gjitha këto na i paska krijuar qeveria në pushtet.

PDK-ja e udhëhequr nga direktivat dhe filozofit e ish-udhëheqësve të tyre, tani të burgosur në Hagë, e llastuar me beneficione, paga e vende të punës, nuk po munden ta përballojnë këtë status të paprivilegjuar, nga rreziku real i përgjegjësisë për tradhti ndaj atdheut duke fal territore, duke e shndërruar shtetin sovran në shtet me pikëpyetje duke ia vënë (p)fusnotën në takimet ndërkombëtare të imponuara nga Serbia, duke nënshkruar dhe pranuar, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e që tani Serbia insiston me këmbëngulje një Asociacion me kompetenca ekzekutive që, në fakt do ta defunksionalizonte shtetin e Dardanisë apo siç shpesh merret shembull, një Republikë serbe, e cila do ta injoronte dhe nënçmonte përjetësisht gjakun e derdhur të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Dardanisë për shtet sovran demokratik e të pavarur.

Opozita e sotshme, është përgjegjëse për të gjitha vendimet e dëmshme të cilat, përpos VV-së, ishin në koalicione duke e përfshirë edhe Listën serbe e cila, në shumë raste ishte vendimtare në formimin e qeverive të PANA-Prontos, duke e përfshirë edhe LDK-në, e cila lavdërohet se po reformohet e demokratizohet përderisa në kupolën udhëheqëse, ende i ka ata të cilët ishin për korrigjim të kufijve atëherë, e që janë edhe në ditët e sotme.

Parlamenti i Dardanisë, nuk i ka deputetët e zgjedhur nga populli, por të caktuar e dirigjuar nga udhëheqësit e partive politike prandaj edhe sillën si rrugaç, përderisa i shajnë me “rob” deputetët e pozitës.

Dardanisë, nuk i vjen rreziku vetëm nga Serbia, por nga argatët e Serbisë në të gjitha poret e shtetit, shoqërisë civile, disa mjeteve të informimit të sponsorizuara nga kushedi dreqin se kah vijnë prandaj, janë bashkuar për të shpëtuar nga përgjegjësitë shtetërore, të cilat i bajnë mbi kurrizin e tyre, përgjegjësi penale, për llogaridhënie të pasurimit të jashtëligjshëm, për korrupsion e nepotizëm të cilin po e luftojnë e zbulojnë si asnjëherë më parë sepse, këta të pushtetit, nuk e kanë mizën nën kapuç, edhe pse, aq janë ngritur kundër tyre me akuza si asnjëherë më parë për njëzet vjet të qeverisjes së kësaj opozite.

Sipas tyre, më shumë paska keqpërdor kjo qeveri për një vjet në pushtet se sa opozita për njëzet vite e cila, asnjëherë nuk ka reaguar me këtë intensitet, me qëllim që ta frikësojë pushtetin që mos të këtë guxim të vazhdojë me zbulimet e skandaleve të natyrave të ndryshme ku janë të përfshirë pothuajse e tërë ish klasa politike.

Megjithatë, opozita ka të drejtë dhe duhet të jetë këmbëngulëse në krijimin e komisioneve për të gjitha dyshimet që ata mendojnë se e rëndojnë pushtetin i cili e ka për obligim të jep shpjegime dhe llogari para deputetëve.

Shihet qartë që opozita, qëllimin kryesor e ka që t’ia pamundësojë kësaj qeverie të jetë e suksesshme bile, edhe duke e provokuar në një mënyrë, por edhe duke e akuzuar si anti-amerikane, në njërën anë, ndërsa, në anën tjetër tentojnë që qeverinë ta konfrontojnë, në rend të parë me SHBA-të, duke e akuzuar si mashtruese për “ ndryshimin e qëndrimeve”, qofshin ato edhe në aspektin pozitiv në interes të shtetit sepse, asnjë pushtet deri më tani, premtimet e dhëna gjatë fushatës, nuk iu ka përmbajt.

Megjithatë, kjo qeveri ndoshta në krahasim më të tjerat, dallon, për mbajtjen e premtimeve e cila, shpeshherë, për hir të politikave të gabuara të ish pushtetit, ka mund të rrezikojë duke i refuzuar edhe sugjerimet e miqve tanë të qëllim mira.

Opozita, fatkeqësisht, është e interesuar që qeveria të jetë kokëfortë dhe mos të jetë kooperative për të ardhur në kundërshtim me miqtë tanë, në rënd të parë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kanë me sherr, e sherri do t’i zënë sepse, kanë hyrë në gjynah më ketë populli.

Jam i bindur se, më gjithë propagandat të shfrenuara e të pavërteta, me gjithë tentim mashtrimi edhe njëherë të popullit i mashtruar për njëzet vite më radhë, nuk do të bie pre e këtyre fushatave të cilat, për qëllim e kanë t’i shpëtojnë përgjegjësive për gjendjen e krijuar duke i mundësuar favore personale, grupore e klanore, përmes gjykatave e prokurorëve të kapur e kontrolluar për të vazhduar me hajni të nivelit shtetëror, të cilin deri sot askush nuk ka qenë në gjendje ta hulumtojë.

Si ta hulumtojnë vetveten, kur ata janë të përfshirë në të gjitha nivelet dhe kush t’i hulumtojë ata, të cilët së pari i kanë korruptuar, i kanë vendosur në poste të pa kualifikuar dhe, në fund i kanë shantazhuar duke i detyruar që ta lëshojnë vendin për ta shpëtuar veten dhe familjen e tyre.

Ky pushtet, deri në këtë moment, nuk i ka këto veti dhe nuk ngarkohet me kësolloj akuzash, duke mos iu dhënë kredi dhe besim të pa kufizuar sepse, nuk dihet se çka do të sjellë e nesërmja.

Të shpresojmë por, edhe mos të lejojmë që mos të na përsëritet e kaluara.

Përgjegjësinë do ta bartim vet.

New York

10 maj 2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“E qepëm gojën kur u burgosën tanët”/ Rama u përgjigjet akuzave: Askush s’më jep dot leksione për ndërhyrje në punët e drejtësisë

Story i radhës

Kuka: Suksesi i Laurës në Evropian u kalua nën hije në Kosovë

Të fundit nga