opozita dyshon se buxheti per ushtrine po mbahet fshehte komisioni per siguri do te mblidhet serish 655c82f578cee

Opozita dyshon se buxheti për ushtrinë po mbahet fshehtë, Komisioni për Siguri do të mblidhet sërish

November 21, 2023
1 minut lexim

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit.

Pozitë e opozitë u pajtuan që të mbahet edhe një takim tjetër për të marrë kërkesat e tjera sa i përket buxhetit për ushtri.

“Duke pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me mbajt edhe një takim tjetër”, tha deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, dyshon se amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.

“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, u shpreh Berisha.

MARKETING

RENT A CAR

si te ndaloni dhimbjet e artritit me disa ushtrime te thjeshta 655c8202f30f8
Story i mëparshëm

Si të Ndaloni Dhimbjet e Artritit me Disa Ushtrime të Thjeshta

3 keshilla per te mesuar ti besoni vetes 655c832daebf5
Story i radhës

3 këshilla për të mësuar t’i besoni vetes

Të fundit nga

ShkoLartë