Operacioni për shpëtimin e sirianëve, 9 prej tyre dërgohen te Trauma

16 prej emigrantëve të ndaluar mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës ndërsa 9 të tjerë u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre dhe fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për rreth 3 orë për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.  Një sirian tha se ishte në gomone së bashku me dy motrat dhe nipin 7-vjeçar.

“Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudo qoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina”, thotë siriani.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë.  Mbrëmjen e djeshme, policia njoftoi në komunikatën e saj për shtyp për kapjen e rreth 50 klandestinëve, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur.

Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht. Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas italiane. 

Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndalojë shqiptarët e përfshirë në trafik.

Ngjarja paraprake

Brenda fisit ku për të fituar nusen luftohet brutalisht në ‘duelin e shkopinjve’

Ngjarja e ardhëshme

E provuat? Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani sapo krijuan sfidën më të re në rrjete sociale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian