Onlajn diskutim: për ministra efektivë, nevojiten integriteti, puna dhe investimi në administratë

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Tre elemente janë kyçe që të ofrojmë rezultat  në çdo sferë që e punojmë – integriteti, puna dhe ekipi, nevojitet edhe ndjenjë se si Ministri e Mbrojtjes jemi pjesë e një ekipi, i cili bashkarisht duhet ta dorëzojë vizionin ku dëshirojmë të jemi për katër ose 10 vite si shtet. Pa këtë nuk mundemi të realizojmë asnjë nga qëllimet tona, e ato janë ndryshim sistematik, i cili do të jetë i ndryshueshëm.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në onlajn diskutimin e sotëm, të organizuar nga Instituti republikan ndërkombëtar (IRI), ku u prezantua edhe studimi – Libri i bardhë “Ministrat efektivë: Si deri në rezultate dhe besim nga qytetarët?”.

Sipas saj, sfida më e madhe me të cilën ballafaqohet çdo ministër është se si mos të lejojë që instituciuonin ta lë në autopilot, pasi shumë shpesh ekziston rrezik që t’i harrojmë politikat qeveritare dhe të shndërrohemi në makromenaxher, i cili do të lëviz deri nga pika në pikë, por asgjë në thelb nuk ndryshon.

“A kemi arritur që ta përkthejmë vizionin tonë në ndryshime. Nga prioritetet tona në katër pika kemi arritur tre të realizojmë. U bëmë anëtare e NATO-s, Armata jo vetëm që u transformua, por po bëhet institucion i paguar më mirë, strukturë më mirë e siguruar dhe e organizuar. MM u bë institucioni më transparent me karakteristika më të larta lidhur me integritetin, posaçërisht në pjesën e furnizimeve publike. Prioriteti i katërt, të cilin nuk mund të them se e kam punuar me sukses, është ajo që institucioni të bëhet më pak i bazuar në letër dhe më i decentralizuar. Ky është problem me të cilin ballafaqohen pjesa më e madhe e ministrave, ndërsa nën decentralizim mendoj shpërndarje të numrit të madh të obligimeve nga ministri në struktura të ndryshme të administratës. Dhe kjo është e keqja më e madhe, problem me të cilin ballafaqohen të gjithë minsitrat”, vlerësoi Shekerinska.

Sipas saj, në menaxhimin e ministrive, rolin kryesor duhet ta kenë sekretarët shtetërorë, e jo shefat e kabinetave, të cilët duhet të jenë përkrahje e ministrit në kryerjen e punës së tij. Punë kryesore është, thotë Shekerinska, edhe vendosja e kulturës së mosvonesës, pasi secila vonesë e ministrit krijon administratë që vonohet dhe krijon raport ndaj qytetarëve, ku administrata vonohet me ditë.

Me qëndrimin rreth rolit të sekretarëve shtetërorë, u pajtua edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili theksoi se roli i ministrave është të krijojnë politika, e kabineti i tyre duhet t’u ndihmojë në këtë.

Diskutimit i parapriu prezantimi i Librit të Bardhë, i cili përmban rekomandime për minsitrat dhe funksionarët, me ç’rast mes tjerash, sugjerohet të vendoset sistem të pranim-dorëzimit efektiv të funksionit, politikat publike që krijohen, të bazohen në analiza dhe dëshmi, ndërsa ceket edhe rëndësia es jelljes së ministrave, në pajtim me Kodeksin për sjellje etike si çelës për përfitimin e besimit te opinioni.

U bë me dije se çdo ministër do të njoftohet me 31 rregulla për udhëheqjen e Ministrisë. bsh/

Ngjarja paraprake

Aliyev: Institucionet ndërkombëtare injorojnë veprimet e regjimit Pashinyan

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Atleticos fton Messin t’i bashkohet Suarezit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian