OnePlus 8T: Një rifreskim i mirëpritur por zhgënjyes

Telefonët OnePlus rrallë herë kanë zhgënjyer të paktën në 7 vitet e fundit. OnePlus 8 Pro ishte një prej flagshipëve më impresionues ku debutoi në Prill e madje u bë telefoni kryesor për shumë njerëz.

Por kishte një problem: ishte një telefon i shtrenjtë për shumë njerëz, një ndryshim i papritur strategjie por që justifikohet për kostot në rritje të OnePlus.

Megjithatë kompania ka vendosur të rikthehet në origjinë me modelin buxhetor Nord tre muaj më parë. Nord ishte një prej telefonëve më të mirë në kategorinë e çmimit në të cilën ndodhet.

Telefoni më i fundit i OnePlus sjell ekran OLED me frekuencë 120Hz dhe bateri më të madhe në një trup më të vogël.

Për 39 minuta telefoni karikohet nga 0 deri në 100%. OnePlus 8T vjen me një dizajn ndryshe të kamerave të pasme. Esencialisht është një OnePlus 8 i përmirësuar në disa aspekte.

Telefoni kushton 750 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme UFS 3.1. kështu telefoni qëndron mes OnePlus 8 prej 699 dollarësh dhe OnePlus 8 Pro prej 899 dollarësh.

8T përdor procesorin Snapdragon 865 dhe memorie RAM LPDDR4X të dy aplikuar në OnePlus 8. Megjithatë përdoruesit prisnin që ky model të sjellë variantin Plus të Snapdragon siç ka ndodhur me gjeneratat e kaluar T të OnePlus.

Gjithashtu përdor memorie të vjetër LPDDR5. Telefoni shitet në dy ngjyra: jeshile dhe argjendtë. OnePlus pretendon se mbulesa e re redukton shenjat e gishtërinjve në pjesën e pasme.

Çfarë ka ndryshuar?

Që prej OnePlus 6 kompania ka rreshtuar kamerat e pasme vertikalisht në mes të pjesës së pasme, por me 8T kompania ndryshoi qasje duke i zhvendosur në të majtë. Madje hapësira që zënë kamerat tashmë është më e madhe dhe nuk është aq e bukur vizualisht sa modelet e kaluara.

Ekrani 6.55-inç ka rezolucion 2400×1080 dhe frekuencë rifreskimi 120Hz. Ekrani OLED e bën 8T që prej telefonëve më të mirë në këtë segment së bashku me Samsung Galaxy S20 FE me shkëlqim prej 1,100 Nits.

Kur bëhet fjalë për karikim, është një prej telefonëve më të shpejtë. Kompania kërceu nga 30W në karikimin 60W Warp Charge dhe bateria shkon nga 0-42% në 10 minuta dhe karikim i plotë prej 39 minutash.

Është e njëjta teknologji përdorur nga Oppo dhe Realme. Bateria me kapacitet prej 4,500 mAh reziston mes 13 deri në 15 orë me një karikim të vetëm.

8T vjen me Android 11 në formën e Oxygen OS 11 i cili në vetvete sjell disa ndryshime vizuale.

Kamerat e OnePlus janë deri diku zhgënjyese. 8T ka të njëjtin sensor 48-megapiksel përdorur në OnePlus 8, OnePlus 7T, OnePlus 7 Pro dhe OnePlus 7 dhe është sensori IMX586 i Sony.

OnePlus 8 Pro ka sensorin e ri IMX689 i cili ka detaje më të larta sidomos në dritë të pakët. Ndërsa kamerat 16-megapiksel ultrawide dhe 5-megapiksel macro bëjnë një punë të shkëlqyer. Në fund është një kamër e katërt 2-megapiksel monochrome që kemi parë edhe në OnePlus 8 Pro.

OnePlus 8T është një version i përmirësuar i OnePlus 8 por asgjë më shumë. Karikimi 65W shton një arsye për ta blerë por zhgënjen në cilësinë e kamerës dhe dizajnin e harduerit. 8T është zgjidhje e mirë për ata që nuk duan të shpenzojnë në një flagship. Fokusohet në praktikalitet, shpejtësi dhe vlerë. Për disa mjafton, por të tjerët kanë filluar pritjen për OnePlus 9. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Reperi i njohur gdhend në trup shqiponjën

Ngjarja e ardhëshme

​Haradinaj-Ramosajt: Uroj të punosh si deri më tash

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian