OnePlus 10 Pro debuton globalisht, mungon modeli bazë

Nëse keni qenë në pritje të debutimit global të OnePlus 10-ës, atëherë nuk duhet të prisni shumë. Kompania përmes një cicërime në rrjetin social Twitter ta se smartfoni do të jetë në shitje nga data 31 Mars, pothuajse 3 muaj pas debutimit në Kinë.

Detaje janë shumë të pakta lidhur me pajisjen me përjashtim të lajmit se do të shitet në SHBA, Evropë dhe Indi.

OnePlus prezantoi 10 Pro në Janar në Kinë dhe fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1, ka ekran 6.7-inç 1440p 120Hz OLED, bateri prej 5,000 mAh, karikim 80-vat dhe karikim wireless 50-vat.

Në pjesën e pasme të smartfonit janë tre kamera: kryesore 48-megapiksel, ultrawide 50-megapiksel dhe telefoto 8-megapiksel.

Një modalitet i ri RAW Plus do të thotë se ky smartfon realizon foto në formatin RAW. Për selfiet është një kamër 32-megapiksel.

Nëse keni pritur një model standard OnePlus 10, atëherë do të zhgënjeheni sepse ndryshe nga OnePlus 7, 8, dhe 9 nuk do të ketë një variant më të lirë bazë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuvend, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Albright

Story i radhës

Në përkujtim të Medlin Olbrajt

Të fundit nga