Oligarkëve politikë të gjitha ngjyrave

Ata që mendojnë se Kosova është shtet sot për nesër dhe ngasin të përfitojnë sa më shumë padrejtësisht nga ky shtet, e kanë gabim dhe lirisht mund të radhitën në radhën e tradhtarëve të atdheut, sepse Kosova është shtet përgjithmonë dhe i të gjithë qytetarëve pa dallim e jo i vetëm një shtrese oligarkësh dhe profiterëve të luftës.

Të tillët, qytetarët i zhvatin për çdo ditë, në emër të mirëqenies së qytetarëve i trashin pasuritë e tyre të paligjshme, madje nëse i akuzon për zhvatje dhe sjellje tjera deviante , t’i turrin prokuroritë dhe gjykatat për të ndëshkuar për shpifje, ndonëse me të drejtë mund të dyshohet se këto Instrumente të drejtësisë i kanë në duart e tyre për t’i mbrojtur hajnitë dhe pasuritë e vjedhura nga populli.

Madje, madje në qoftë se nuk zbatohet Vettingu në sistemin e drejtësisë, hovi i oligarkëve politik në pasurimin e paligjshëm të tyre nga djersa e qytetarëve nuk do të ndalet dhe shpresa e qytetarëve për një jetë më të mirë do të fundoset edhe më shumë dita ditës…

Keni parasysh oligarkët politikë nga radhët e ca subjekteve politike, për të krijuar mjegull për të mos u hetuar pasuritë e tyre të dyshimta, i akuzojnë kundërshtarët politikë të tyre për terrorizëm padrejtësisht …pra është e tmerrshme deri ku ka arritur vetëdija anti kombëtare e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ta rrëmbyer pushtetin me çdo kusht edhe atëherë kur nuk e meritojnë absolutisht.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Tragjedia shqiptare në Bullgari, Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje

Ngjarja e ardhëshme

Prokuroria bullgare: Personat në autobus vdiqën nga ngufatja, kishte tym në mushkëritë e tyre, jo nga goditja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian