OKB: Talebanët refuzuan dialogun ndër-afgan për qeveri gjithëpërfshirëse

E dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Afganistanin, Roza Otunbayeva tha se talebanët nuk pranojnë dialogun ndër-afgan për të formuar qeveri gjithëpërfshirëse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Otunbayeva në një deklaratë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se autoriteti “de facto” në Afganistan e konsideron përfaqësimin e qeverisë së tij si “adekuat”.

Ajo tha se talebanët nuk pranojnë dialogun ndër-afgan për të formuar qeveri gjithëpërfshirëse.

Duke shprehur shqetësimin e saj për aktivitetet e fundit të organizatës terroriste DEASH në Afganistan, Otunbayeva tha: “Talebanët e kanë nën kontroll vendin, por nuk mund të sulmojnë me sukses grupet terroriste që veprojnë në Afganistan”.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths paraqiti një pamje të zymtë të situatës humanitare në Afganistan në konferencën e tij në Këshillin e Sigurimit.

Griffiths tha se 97 për qind e afganëve jetojnë në varfëri dhe 20 milionë njerëz përballen me uri të madhe.

Ekonomia e vendit u godit rëndë sepse ndihma financiare ndërkombëtare u ndërpre pas ardhjes së talebanëve në pushtet në Afganistan më 15 gusht 2021. Gratë dhe vajzat u privuan nga shumë të drejta, përfshirë arsimin. Në këtë proces, mijëra gra humbën punën e tyre në institucionet e shtetit dhe sektorin privat.

SHBA-ja ka “ngrirë” rezervat valutore të Bankës Qendrore të Afganistanit me vlerë 7 miliardë dollarë si pjesë e sanksioneve kundër talebanëve.

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje SHBA-së që t’i japin fund ngrirjes së aseteve të huaja të Afganistanit.





Story i mëparshëm

Pse ndonjëherë duhet të bëjmë kompromis me idealet

Story i radhës

Mali i Zi, mbahen protesta antiqeveritare në Podgoricë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish