OKB mirëpret heqjen e sanksioneve ndaj Katarit nga Arabia Saudite

Raportuesja Speciale e OKB-së për masat e njëanshme shtrënguese dhe të drejtat e njeriut, Alena Douhan, ka mirëpritur tërheqjen e sanksioneve prej më shumë se tre vite të Arabisë Saudite ndaj Katarit, duke i vlerësuar si një “hap të parë pozitiv”, raporton Anadolu Agency (AA).

Douhan nxiti Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin të ndjekin shembullin pasi sanksionet kishin përçarë vendet e Gjirit.

“Unë jam e inkurajuar nga vendimi i fundit i Mbretërisë së Arabisë Saudite për hapjen e kufijve tokësorë, detarë dhe hapësirës ajrore me Katarin dhe për ftesën ndaj Emirit të Katarit që të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Arabinë Saudite”, tha Douhan.

Ajo tha se ftesa me sa duket nuk mund të kishte ndodhur pa mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit.

“Unë gjithashtu përgëzoj përpjekjet e ndërmjetësimit të Kuvajtit dhe SHBA-së”, tha ajo.

Këshilli i Lartë i GCC-së mbajti seancën e 41-të të samitit të Kryetarëve të Shteteve më 5 janar dhe lëshoi Deklaratën Al-Ula që promovon koordinimin dhe integrimin midis vendeve të GCC.

“Unë e mirëpres angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv midis Katarit dhe katër shteteve dhe shpresoj se së shpejti do të ketë hapa të tjerë pozitivë”, tha ekspertja e OKB-së.

Të katër vendet vendosën sanksione të gjera ndaj Katarit në qershor të vitit 2017, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit dhe se ishte shumë afër Iranit.

Ata mbyllën kufijtë e tyre tokësorë, ajrorë dhe portet detare dhe hapësirën ajrore për Katarin.

Douhan tha se sanksionet kishin dëmtuar të drejtat dhe liritë themelore të Katarit në lidhje me jetën familjare, arsimin, punën, shëndetin, pronën private, fenë, shprehjen dhe qasjen në drejtësi.

Masat prekën gjithashtu studentët e Katarit që studionin jashtë dhe muslimanët që dëshironin të bënin Haxhin dhe Umren në Arabinë Saudite.

Ekspertja e OKB-së u kërkoi katër shteteve të Gjirit të siguronin dëmshpërblim të konsiderueshëm për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut të shkaktuara nga sanksionet, duke përfshirë çiftet në martesa të përziera dhe fëmijët e tyre, si dhe punëtorët migrantë që humbën punën dhe përfitimet e tyre.



. .

Ngjarja paraprake

Johnson kritikon Trump: Sjellja e tij ka qenë krejtësisht e gabuar

Ngjarja e ardhëshme

Humb jetën polici në SHBA, viktima e pestë e përplasjeve në Kongres

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian