OKB-ja fajëson si Rusinë dhe Ukrainën për shkelje të të drejtave të njeriut

Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson si trupat ukrainase dhe ato ruse për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara si trupat ukrainase dhe ato ruse kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar. Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, i akuzoi në Gjenevë të dyja palët ndërluftuese se kanë vendosur pozicione ushtarake pranë ndërtesave civile dhe se i kanë përdorur banorët si “mburoja mbrojtëse”.

Image

Ukrainë

Michelle Bachelet tha se ka pasur tortura dhe keqtrajtim të robërve të luftës dhe personat përgjegjës nuk janë nxjerrë para përgjegjësisë. Rastet e përdhunimeve dhe formave të tjera të dhunës seksuale janë dokumentuar si në zonat e kontrolluara nga Rusia edhe në ato nga Ukraina.

Image

Michelle Bachelet

Ka dyshime të konsiderueshme se sulmet e forcave të armatosura ruse nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha Bachelet. Në një “masë shumë më të vogël” kjo vlen edhe për trupat ukrainase në lindje të vendit.

Që nga 3 korriku Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka regjistruar më shumë se 10,000 civilë të vrarë ose të plagosur, kryesisht si rezultat i përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e banuara. Por shifrat reale duhet janë shumë më të larta, theksoi Bachelet./DW

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beatrix: Nuk kam asnjë energji për të urryer

Story i radhës

Demokracia e drejtpërdrejtë dhe indirekte

Të fundit nga