OKB e shqetësuar për “një sërë shkeljesh” të të drejtave të ujgurëve në Kinë

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha se janë të shqetësuar për “një seri shkeljesh serioze të të drejtave të njeriut” në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bachelet mbajti një konferencë shtypi në Zyrën e OKB-së të Gjenevës për vlerësim të zhvillimeve në vitin 2021.

Duke folur për shkeljet e të drejtave të njeriut në pjesë të ndryshme të botës dhe duke iu përgjigjur pyetjeve, Bachelet foli gjithashtu mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës.

“Sigurisht, ne vazhdojmë të shqetësohemi për raportet e vazhdueshme të një numri shkeljesh serioze të të drejtave të njeriut në Xinjiang. Këto raporte erdhën nga një larmi burimesh, por në përputhje me praktikën tonë të zakonshme, ekipi im po përpiqet të vlerësojë materialet që marrim për këto çështje”, tha Bachelet.

Ajo njoftoi se një delegacion nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) vazhdon të takohet me autoritetet kineze për të vizituar rajonin, duke shtuar pandemia e koronavirusit (COVID-19) paraqet gjithashtu pengesë për këtë.

Duke deklaruar se delegacioni i OHCHR-së do të vizitojë Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur në tremujorin e parë të vitit 2021, Bachelet tha se delegacioni do të bëjë përgatitjet duke u takuar me autoritetet kineze për vizitën e tyre në rajon.

“Kështu që unë shpresoj dhe pres që formati dhe metoda e një vizite të tillë të sigurojë një hyrje kuptimplote (në rajon)”, tha Bachelet.

Ndryshe, shumë vende, organizata ndërkombëtare dhe raporte akuzojnë Kinën për shkelje të të drejtave të popullatës ujgure në Xinjiang dhe kampet që veprojnë në emrin “qendra të edukimit”.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), vlerësohet se të paktën 1 milion ujgurë mbahen pa vullnetin e tyre në vendet që Pekini i quan si “qendra të formimit profesional” por që opinioni ndërkombëtar i përshkruan si “kampe riedukimi”.



. .

Ngjarja paraprake

“Lleshaj jep dorëheqjen”/ Qindra qytetarë protestë te Ministria e Brendshme: Unë jam Klodjani…

Ngjarja e ardhëshme

Oriola Marashi pjesë e protestës për të kërkuar drejtësi për Klodianin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian