OKB e shqetësuar për ndalimin e 3 aktivistëve të të drejtave të njeriut në Egjipt

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se shqetësohet nga ndalimet e reja të administratës egjiptiane të aktivistëve për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani, në një konferencë për media në Gjenevë tha se Gasser Abdel Razek, drejtori ekzekutiv i iniciativës së të drejtave të njeriut EIPR, u arrestua së fundmi, së bashku me Mohamed Basheer dhe Karim Ennarah, dy anëtarë të lartë të organizatës që u arrestuan më herët.

Shamdasani tha se Basheer dhe Ennarah u akuzuan për përhapjen e lajmeve të rreme, duke përdorur llogari në internet për të dobësuar sigurinë publike dhe krimet e lidhura me terrorizmin, ndërsa Basheer u mor në pyetje për sigurimin e mbështetjes ligjore për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas zyrtares së OKB-së, kjo nuk është hera e parë që EIPR është në shënjestër të autoritetet egjiptiane. Patrick George Zaki u arrestua në muajin shkurt me akuzat për dyshimet për terrorizëm.

Shamdasani tha që Zaki është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i tij dhe raportohet se është torturuar gjatë marrjes në pyetje, ndërsa OKB-ja shqetësohet që aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut mund të vihen në shënjestër duke pasur parasysh që themeluesi i EIPR-së Hossam Bahgat gjithashtu u ndalua të largohej nga Egjipti dhe pasuritë e tij u ngrinë.

Ajo tha se kufizimet e mëtejshme mbi lirinë e tubimit dhe organizimit paqësor do të kishin një efekt të thellë në shoqërinë civile egjiptiane tashmë të dobësuar.

OKB është e shqetësuar se më shumë se 50 njerëz u ekzekutuan vetëm gjatë muajit tetor dhe raportet sugjeruan që të drejtat e gjykimeve të drejta janë shkelur gjatë procedurave.

Komuniteti ndërkombëtar është kritik ndaj administratës egjiptiane për shkak të kufizimeve të lirisë dhe ndalimit të figurave të opozitës.

Kajroja zyrtare pretendon se u përmbahet parimeve të gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut.



. .

Ngjarja paraprake

Veriu i Kosovës futet në zonën e kuqe

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi për sot, e shtunë 21 nëntor 2020

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian