OKB dërgoi 17 maunë me ndihma në Idlib

OKB sot ka dërguar 17 maunë me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë mbetur në nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maunët kaluan në provincën Idlib të Sirisë përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonave rurale përreth.

Siria është shkatërruar nga luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokratikë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së qindra mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 10 milion janë zhvendosur.

Idlib bie brenda një zone të deeskalimit të krijuar nën marrëveshjen midis Turqisë dhe Rusisë.

Zona ka qenë objekt i marrëveshjeve të shumta të armëpushimit, të cilat shpesh janë shkelur nga regjimi i Asadit dhe aleatët e tij.



. .

Ngjarja paraprake

Rihapje kazinosh? Rama sqaron prerë se kush do të licencohet

Ngjarja e ardhëshme

Bekteshi-Gallovej: Marrëdhëniet e mira bilaterale janë baza për thellimin e bashkëpunimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian