OKB: Armëpushimi humanitar në Gaza “çështje e jete a vdekjeje”

November 1, 2023
1 minut lexim

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha sot se një armëpushim i menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës është “çështje për jetë a vdekje”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, UNRWA-ja e quajti “tronditës” bombardimin e pandalshëm të Izraelit në enklavën e bllokuar.

“Niveli i shkatërrimit është i paprecedentë”, tha agjencia e OKB-së. “Tragjedia njerëzore që shpaloset para nesh është e padurueshme”, shtoi ajo.

“Një armëpushim i menjëhershëm humanitar është çështje jete a vdekjeje për miliona njerëz”, tha agjencia.

UNRWA-ja e quajti ofensivën e vazhdueshme izraelite që detyroi mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Gaza si “zhvendosje të detyruar”.

“Më shumë se 670.000 njerëz janë strehuar në gati 150 instalime të mbipopulluara të UNRWA-së. Këta njerëz përballen me përkeqësim të kushteve humanitare dhe rreziqe të rënda shëndetësore dhe mbrojtjeje”, thuhet më tej.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Samsung Electronics prezanton hapësirën ruajtëse në renë kompjuterike

Story i radhës

​MD: Gërmimet në veri s’kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit

Të fundit nga

Adobe lançon aplikacionin Photoshop për Android

Përdoruesit e Android tashmë mund të shkarkojnë Photoshop për platformat mobile. Kompania prezantoi ditën e Marte versionin beta të Photoshop për Android katër muaj pasi lançoi aplikacionin për iPhone. Aplikacioni ka një
ShkoLartë