OKB: 138 protestues humbën jetën në Mianmar

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 138 protestues, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në Mianmar që nga marrja e pushtetit nga ushtria përmes grusht shtetit më 1 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo përfshin 38 persona që u vranë dje, shumica në zonën Hlaing Thayer të Yangon-it, ndërsa 18 u vranë të shtunën”, tha në një konferencë për media Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Ne pamë një fundjavë të mbushur me gjak”, shtoi Dujarric.

Ai theksoi se shefi i OKB-së, Antonio Guterres, “dënon me forcë këtrë dhunë të vazhdueshme kundër protestuesve paqësor dhe shkeljen e vazhdueshme të të drejtave themelore të njerëzve në Mianmar”.

Dujarric tha se Guterres përsërit thirrjen e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar për të treguar solidaritetin me popullin e Mianmarit dhe aspiratat e tij demokratike.

Pavarësisht nga brutaliteti në rritje i juntës ushtarake, demonstratat kundër grusht shtetit ushtarak nuk kanë hequr dorë.

Mbi 2 mijë persona janë ndaluar në demonstrata deri më tani.



. .

Ngjarja paraprake

Coman dënohet me 50 mijë euro

Ngjarja e ardhëshme

Learta publikon momentin duke bërë ndryshim tek flokët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian