OJQ “Një mundet” organizoi marsh protestues, të rregullohet statusi i nënave vetëushqyese

Nën organizim të Organizatës jo qeveritare “Një mundet” në Shkup u organizua një marsh protestues me kërkesën për rregullimin e statusit të nënave vetëushqyese dhe familjeve me një prind.

Me këtë rast u kërkua trajtim i nënave vetushqyese në bazë të statusit e jo të pamundësive.

“Lufta jonë është pothuajse me dekada. Pa të gjitha mekanizmave legale që i kemi përdorur kjo ka mbetur diçka që nuk e kemi bërë deri tani. Dalim në rrugë në emër të nënave vetëushqyese dhe familjeve me një prind në vend dhe kërkojmë përkrahje nga institucionet shetetërore. Injorimi patjetër të përfundojë dhe kërkojmë definimin e statusit tonë dhe trajtim në bazë të statusit e jo në bazë të pamundësive” – tha Dora Dipaçkova nga OJQ “Një Mundet”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë komunat që regjistruan sot më së shumti raste me COVID në Kosovë

Story i radhës

Пожар во Пинтија е причината за прекинот на електрична енергија

Të fundit nga