OFL iu nis ‘pusullën’ tre të dënuarve për drogë dhe vjedhje me armë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 3 të dënuarve për vjedhje dhe drogë. Euronews Albania mëson se në “sitën” e OFL-së janë Ardit Ramaj, Arben Bajraktari dhe Edmond Gjinaj. 

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. R., banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; A. B., banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”; E. Gj., banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të tre personat e mësipërm duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja paraprake

Ronaldo i gatshëm për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren e Portugalisë

Ngjarja e ardhëshme

RMV,Serbia dhe Shqipëria nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në kushte të Kovid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian