oferte angleze per ernest mucin 67940c39b105e

Ofertë angleze për Ernest Muçin

January 24, 2025
1 minut lexim

Paraqitjet e fundit të Ernest Muçit në radhët e Beshiktash, kanë kthyer përsëri vëmendjen nga talenti shqiptar, me klube të rëndësishme në kontinent që interesohen për të.

Paraqitja e jashtëzakonshme ndaj Atletik Bilbaos ka bindur edhe më skeptikët se Muçi mund të luajë në nivelet më të larta dhe nuk është çudi që tashmë raportohet se ka një interes konkret nga një klub britanik për të.

Sipas mediave turke, Uest Hemi, i cili tani drejtohet nga ish-trajneri i Çelsit, Graham Poter, ka kërkuar informacione për Muçin, duke shfaqur interes për nënshkrimin me futbollistin shqiptar.

Poter kërkon të përforcojë vijën e parë të londinezëve të cilët kanë shfaqur një lojë zhgënjyese në pjesën e parë të sezonit dhe sheh Muçin si një investim interesant që mund të zhvillohet nën drejtimin e tij, duke qenë një opsion për pozicione të ndryshme në repartin e avancuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

demtohet fondi i sigurimit shendetesor per mbi 142 mije euro policia financiare dorezon kallezime penale 67940b89e09ce
Story i mëparshëm

Dëmtohet Fondi i Sigurimit Shëndetësor për mbi 142 mijë euro, policia financiare dorëzon kallëzime penale

threads tani ju lejon te jeni me kreativ ne postimet e te tjereve cfare nenkupton kjo 67940d66d407d
Story i radhës

Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve – çfarë nënkupton kjo?

Të fundit nga

ShkoLartë