Oferta Plot Surpriza – Nis Java e Kuzhinës Tek Prestige Home

Për vite të tëra Prestige Home ka patur fokusin kryesor për t’i dhënë çdo familjeje pikërisht këtë ndjesi përmes punës së palodhur.Foto:Prestige Home

Nëse ka një vend i cili mund të quhet zemra e shtëpisë, ai është kuzhina. Burimi i aromave dhe shijeve të mrekullueshme të cilat i japin gëzim ditëve të lodhshme.

Aty mblidhemi me njerëzit më të rëndësishëm dhe kalojmë momente sa të zakonshme po aq edhe të veçanta.

Ndaj dhe shpesh arredimi i saj është një pikë shumë e rëndësishme, kjo jo vetëm se ndikon tek cilësia e ushqimit që ne konsumojmë, por edhe tek ndjesia e relaksit dhe qetësisë që ajo jep.

Për vite të tëra Prestige Home ka patur fokusin kryesor për t’i dhënë çdo familjeje pikërisht këtë ndjesi përmes punës së palodhur.

Këtë Tetor kjo kompani ka menduar që të kombinojë markat më të njohura për të sjellë sa më afër familjeve produktet unike me oferta unike.

Nga serviset e vogla, tek moblijet, elektroshtëpiaket, tavolina e ngrënies, karriget apo aspiratorët e fuqishëm, Prestige Home i sjell me çmime surprizuese për ju.

Duke nisur me disa nga emrat më të njohur si Elteco, markë e cila kujdeset që të keni ndriçimin më të ngrohtë në kuzhinën tuaj për të krijuar atmosferën sa më familjare.

Më pas me Nill’s, Pierre Cardin dhe Casal, të cilët mundësojnë që të keni arredimin më të bukur dhe më të kohës për t’i shijuar pjatat e gatuara siç ju ka lezet.

Por Prestige Home shkon një hap më tej duke ju krijuar mundësi që të pajiseni edhe me aparaturat e teknologjisë më të fundit nga Teka apo Vox electronics cilat ruajnë qetësinë dhe nuk ju bezdisin momentet në familje.

Ndërkohë që për të gjithë të apasionuarit me gatimin mund të gjejnë ofertat më unike tek La Forchetta dhe Aran Cucine për të shtruar tryezat më të bukura. Serviset, kompletet e pjatave, gotave apo filxhanëve të çajit e kafes me modelet më fantastike në treg do t’ju japin mundësinë të përshtateni me cdo rast feste apo gëzimi.

E meqë po flasim për festa e gëzime, AgroWeb.org ju tregon se Prestige Home ka ruajtur edhe një tjetër as nën mëngë për ju.

Nesër në orën 18:00 kjo qendër do të sjellë artin e master shefit të mirënjohur të kuzhinës Alfio Rrotani pranë jush.

Në një javë të drdikuar kuzhinës, nuk kishte si të mos kishte pjata të shijshme të gatuara me kujdes dhe dashuri.

Çdo ditë me një tematikë të re, Prestige Home qëndron në mendjen tuaj me uljet e pazakonta deri në 40%.

Mund të zbuloni më tepër duke vizituar www.prestigehome.al dhe të shfletoni të gjitha produktet që mund t’ju interesjonë./AgroWeb.org

 

Ngjarja paraprake

Fifi përlot me rrëfimin

Ngjarja e ardhëshme

ВИДЕО | Извештај на ЦИВИЛ во 10 часот: Недостасуваат околу 40 лица на Избирачкиот список во казнено-поправните установи

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian